Djali 3 vjeçar i këngëtarit Michael Buble fiton betejën me kancerin

Showbiz

jhghiuhohhoih

Djali tre vjeçar i Michael Buble, Noah ka fituar betejën me sëmundjen e kancerit, sipas tezes së tij.

Gazetari argjentinas Tomas Dente në një emision televiziv ka thënë që sipas tezës së vogëlushit, Daniela Lopilato, ai është shëruar nga kanceri.

Kunata e këngëtarit ka zbuluar lajmin e shumëpritur nëpërmjet një sms-je që i ka dërguar mikut të saj.

“Noah është shëruar dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë. Prindërit e tij do të flasin kur ta shohin të arsyeshme”- ka thënë ajo.
Lajmi është dhënë dhe nga televizione të tjera argjentinase, por me citim burimesh. Vetë Daniela Lopilato ka zgjedhur të distancohet nga këto raportime, duke thënë se nuk është kontaktuar nga asnjë gazetar.

Ajo postoi në Twitter: “Mos përdorni emrin tim në media me informacione apo gjëra që nuk i kam thënë. Noah po ecën mirë, dhe prindërit e tij do të flasin kur të dëshirojnë ata”.