Dj i njohur shqiptar Dust, ka zbuluar se ka shkëputur bashkëpunimin me Encën për të vazhduar projektet e tij me reperen shqiptare, Tayna. Ai ka treguar se më parë ka bashkëpunuar me Kidën dhe ka pasur nje eksperiencë shumë të bukur 2-vjeçare dhe pas saj, ka vazhduar bashkëpunimin me Encën.
Mirëpo, Dust ka vendosur të shkëpusë marrëdhëniet edhe me këtë të fundit, për të sjellë projekte të reja me Taynën. Ai është shprehur se i pëlqen shumë stili i saj dhe janë shumë të kënaqur me punën e njëri-tjetrit. Kujtojmë që Tayna u bë e njohur nga kënga ‘Columbiana’ në bashkëpunim me Don Phenom.