Dj Sardi i jep fund lidhjes 3 vjeçare me balerinën e njohur!

Showbiz

sardi

Megjithëse ai asnjëherë nuk e kishte pranuar publikisht lidhjen e dashurisë, të gjithë miqtë e rrethit të tij e dinin se balerina e njohur Jora Hodo, dhe Dj Sardi janë tre vjet në një romancë. Sardi në pak raste, dha edhe sinjale nga llogaritë e tij sociale, me ndonjë foto e me mesazhe të koduara.Një vit më parë,i pyetur për raportin e dashurisë Sardi tha se është gjithmonë i dashuruar: “Jeta është shumë e shkurtër për të mos dashuruar… “, – dhe shtoi se të dashurosh është një ndjenjë pozitive, edhe pse e përgjithëson ndjenjën duke thënë “duhet të dashurosh ҫdo gjë”.

 640 0 5bc628a51081a

Ndërsa konkretisht, për një foto të postuar të Jorës, refuzoi të pranonte se ishte në një lidhje me të: “Nuk është e dashura ime, është një mikesha ime shumë e ngushtë…”Por, së fundi, mësohet se Sardi dhe Jora i kanë dhënë fund lidhjes së dashurisë. Nga miq të afërt me çiftin, është mësuar se një prej arsyeve të kësaj ndarjeje mund të jetë edhe një kontratë profesionale e Jorës në Amerikën Latine.Lajmi nuk është konfirmuar nga çifti, por burimet pranë Sardit dhe balerinës konfirmojnë ndarjen e çiftit.