DJ me origjinë nga Suedia, Avicii, emri i vërtetë i të cilit është TIm Bergling, u nda nga jeta papritur ditën e sotme, në moshën 28 vjeçare. Lajmi u konfirmuar nga menaxherja e tij, e cila ka lëshuar edhe një deklaratë për mediat. Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura, por thuhet se DJ vuante nga një sëmundje prej kohësh. Bota e muzikës është tronditur nga kjo humbje dhe të gjithë artistët kanë shprehur ngushëllimin e tyre ndaj familjarëve, të cilët sipas mediave janë në një gjëndje shoku.