Dj i njohur, fansi më i zjarrtë i vajzave kosovare: Ato po pushtojnë botën!

Showbiz

kosovo girls

DJ me famë botërore, Diplo, është parë shpesh herë krah Era Istrefit dhe Dua Lipës. Madje ai ka bërë disa bashkëpunime shumë të suksesshme me të dyja këngëtaret shqiptare.

Duke qenë se i ka njohur nga afër, Diplo duket shumë i surprizuar dhe ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij mendimin për vajzat kosovare. Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një foto me Era Istrefin dhe ka shkruar: “Vajzat kosovare po pushtojnë botën”. Ka pasur shumë komente pozitive nga fansat shqiptarë, të cilët e falenderojnë Diplon për mbështetjen që po i jep këngëtareve kosovare.