Dikush ndahet e dikush bashkohet. Showbizi po vlon nga lajmi i ndarjes së Nora Istrefit nga bashkëshorti i saj, muzikani dhe këngëtari Robert Berisha, me të cilin ka edhe një vajzë.
Ndërkohë, një romancë e re duket në horizont. Një shkëmbim komentesh mes këngëtares Enca Haxhia dhe Dj-të njohur kosovar, Dj Blunt, le shumë për të kuptuar.
Enca, u ka bërë një pyetje publike fansave: “Çfarë të pëlqen më shumë tek unë?”
Ndër komentuesit, një përgjigje e ka dhënë edhe Blunt, duke i thënë Ences:
“Rrush ti e di qa m’pelqen te ti”.
Këngëtarja nuk ka reaguar në këtë koment të Dj-t kosovar, ndoshta thjesht ka mbetur pa fjalë…