Dj Blunt ka habitur të gjithë pas publikimit të disa videove në InstaStory. Në to, ai ka përmendur disa akuza dhe pakënaqësi ndaj kolegëve të tij, Ledri Vula dhe Gjiko. Me Ledrin ai ka bashkëpunuar për këngën “Nëse m’don ti”, e cila ka qenë një hit tepër i suksesshëm në vitin 2014. Por, mesa duket pas bashkëpunimit, dy këngëtarët nuk kanë mbetur miq.
“Ju e dini se unë dh Real 1 ishim duke bërë gati këngën ‘Nëse mdon ti’, por pasi Ledri na kërkoi të bënte ‘remix’ me të, unë dhe Real 1 vendosëm të ndalonim klipin dhe këngën për të bërë këtë bashkëpunim me Ledrin sepse e kemi respektuar si shok si koleg dhe në të gjia drejtimet. Por ti Ledri je një ku***. E di pse? Sepse t na kërkone ne të bënim remix-in, ndërkohë që na the që shokëve të tu të mos ju tregonim për këtë sepse ata mund të mërziten me ty. Kur ke ardhur tek ne, ti i ke sharë të gjithë shokët e tu. Unë ju njoh dhe ti bashkë me shokët e tu jeni si grtë e këqija që shaheni me njëri-tjetrin. Ne jemi mërzitur me ty sepse kemi pritur të na respektosh ashtu si të kemi respektuar ne, pasi të kemi dhënë një këngë që ti nuk ke për të pasur kurrë një tjetër si ajo. Ne ishim ata që të rikthyem fuqishëm në skenë pas problemeve të tua,” ka thënë Dj Blunt për Ledrin.
Ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, ai ka bërë një tjetër video. Këtë herë të dedikuar reperit Gjiko. Sipas Dj, reperi është fallco në çdo gjë që bën.
“Tani po flas për Gjikon. Ai i cili ka punuar si kamerier dhe pas një viti doli duke bërë këngë me Lambo, por ti je fake sepse makinat që merr i ke me qera përfshirë dhe shtëpinë, të gjitha i ke me qera. Për të folur lidhur me ‘Papuçet Gucci’ që i ke blërë në Pazar për t’ju shitur njerzve mënd. Unë dhe Real 1 kemi për të ta rrëzuar karrierën.”
Ndryshe nga Ledri, Gjiko ka vendosur të reagojë. Ka qenë Faton Shoshi ai që ka publikuar se Gjikon në postimet e tij. Reperi është nisur për tek shtëpia e Dj Blunt duke mbajtur papuçet Gucci të cilat ai kishte përmendur në video. Por, Dj Blunt si duket nuk i ka hapur as derën dhe as telefonin.