Ai është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të konfliktit që nisi në rrjete sociale. Blunt ka thënë akuza kundrejt Ledri Vulës dhe Gjikos, por vetëm ky i fundit ka tentuar të shkojë të ballafaqohet me të. Përveç tij, edhe menaxheri Faton Shoshi ka reaguar duke i shkuar madje deri në shtëpi Blunt, pavarësisht se nuk arriti ta takonte dot.
“Na kemi arritur paqe vetëm me dy prej tyre, me Gjikon nuk do të arrijmë asnjëherë paqe dhe ai ka për të shkuar poshtë në karrierë. Nuk kam çfarë të them më shumë. Për Ledrin dhe Fatonin kam respekt se janë nga Prishtina, as nuk kam çfarë tju bëj dhe as nuk kanë çfarë të më bëjnë,” ka thënë reperi.