Princeshë Diana shpalli fundin e martesës së saj me Prinicin Charles në një intervistë të vitit 1995. Dhe kjo deklaratë nuk mund të rrinte pa përgjigje nga ana e Mbretëreshës Elizabeth. Ajo i dërgoi një letër urgjente Princeshës Diana për t’i dhënë fund njëherë e mirë asaj martese.
Familja mbretërore pati një shok në atë periudhë, por është interesante se si Diana dhe Charles nuk ishin të vetmit që e shihnin divorcin si rrugëdalje.
Ekspertja mbretërore Angela Mollard pretendon se ishte Mbretëresha Elizabeth ajo që i tha së pari Dianës se duhet të divorcohej nga Princi Charles dhe t’i jepte fund marrëdhënies së tyre problematike para se gjërat të përkeqësoheshin.
“Kur në vitin 1995 princeshë Diana foli hapur për vështirësitë e martesës së tyre”, shpjegoi Mollard, “Mbretëresha i dërgoi shpejt një letër ku i shkruante ‘Duhet të divorcoheni’ dhe ky divorc u finalizua në vitin 1996.”