Divorcohet pas 8 vitesh martesë këngëtarja e njohur

Showbiz

trrety

Pas një martese 8 vjeçare këngëtarja Nelly Furtado ndahet nga i shoqi, inxhinieri Demacio Castello. Këngëtarja Kanadeze e ka konfirmuar lajmin të mërkurën gjatë një transmetimi në ITV “Loose Women”. Artistja është shprehur: “Tani jam beqare, dikush këtu ka nevojë të azhornojë wikipedian time”
Furtado ka mbajtur një profil bazik vitet e fundit, ndaj ishte një surprizë kur 38-vjeçarja ka zbuluar që ajo dhe i shoqi nuk janë më bashkë që prej verës se 2016-tës.

Në fakt çifti ka qenë gjithmonë i rezervuar në lidhje me jetën e tyre private. Kujtojme këtu kur janë kurorëzuar në martesë në vitin 2008, nuk e publikuan statusin e tyre të atëhershëm për disa muaj.