Ditën e ditëlindjes së tij, Butrin Imeri i bën këtë dhuratë fansave!

Showbiz

butrint
Sot mbush vetëm 22-vjeç dhe është një ndër këngëtarët më të sukseshëm. Këngët e tij pëlqehen shumë nga publiku dhe kryesisht nga brezi i ri. Butrinti ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të tij me një gotë vere në dorë, ku me nota humori njofton se sot është ditëlindja e tij dhe ai ndihet sërish i ri. “22, por prapë shumë i ri”- ka shkruar këngëtari.

Në këtë ditë të veçantë për të, Butrinti ka vendosur të surprizojë fansat e tij nëpërmjet publikimit të këngës së tij të re me titull ‘Alea”. “Në ditën e lindjes tem, 3 korrik (e martë), ora 15:00, dhurata jem për juve “-ka shkruar Butrinti.