Ditëlindja rozë e Hanës që ndrin ditët dhe netët e mami Brunës

Showbiz

Hana, vogëlushja e gazetares Brunilda Lahe ka festuar ditëlindjen e saj të parë. Ajo është një nga bebushet më të famshme të Instagramit, jo vetëm sepse ka rroba dhe foto të bukura, por sepse pas profilit të saj, mami Bruna me përvojën e saj të prindërimit, ka ndihmuar dhe suportuar shumë mama të reja. Në ditëlindjen e saj të parë, mami Bruna është kujdesur të krijojë një sfond përrallash ku në qendër është princesha e saj e vogël.

Krijesa me perfekte dhe e mrekullueshme ne jeten time nje vit me pare me mbushi krahet e zemren me ndjesite me te panjohura e te paprovuara. Preka nje dimension te ri te cilin e perjetoj cdo dite! Hana qe ndrin ditet e netet, qe na ngrohu shpirtin sot ben 1 vjec! Po rritemi bashke e vogla ime, gezimi, lumturia e pafund! Urimet ti jep mami cdo cast aq shpesh sa edhe falenderoj Zotin qe na bekoi e te solli mes nesh. Picirrukja ime, dashuria mban emrin tend!”, ka shkruar Bruna si urim për të bijën. Edhe ne i urojmë Hanës 100 pranvera të bukura dhe ndriçoftë gjithmonë në qiellin e jetës së saj.