Data 4 gusht duket se është një ditë shumë e veçantë për familjen mbretërore. Në këtë datë Meghan Markle feston ditëlindjen e saj të 37-të.Siç raporton ‘People’, kjo ditë ka një domethënie shumë të veçantë edhe për mbretëreshën Elizabeth.
Në 4 gusht të vitit 1900 ka lindur nëna e saj, Elizabeth Bowes-Lyon, e cila jetoi deri në vitin 2002.Nëna e mbretëreshës mori pjesë në aktivitetet mbretërore deri disa muaj para se të ndërronte jetë, në moshën 101 vjeçare.