Çifti Ojky Karajel dhe Xhan Bonomo duket se po jetojnë një dashuri pasionante dhe të plotësuar nga prania e Roman, djalit të tyre të ardhur në jetë në prillin e kaluar. Ju treguam për mëmësinë e protagonists së serialit aq të suksesshëm “Kuzeji dhe Gyneji”, por kjo nuk do të thotë se ajo ka reshtur së dashuruari dhe së qeni grua. Këto ditë të nxehta vere, së bashku me bashkëshortin e saj, këngëtarin e famshëm, janë filmuar nga paparazët në sjellje intime dhe shumë të përzëmrta me njëri-tjetrin, teksa shijonin detin e diellin. Çifti është duke pushuar në Çeshme me të voglin e tyre, të cilin pak ditë më parë e shfaqën në kamera, teksa luanin e qeshnin me të. Aktorja 30-vjeçare e cila prej pak kohësh nuk po angazhohet në ndonjë projekt të ri pasi i është përkushtuar kujdesit ndaj foshnjes së tyre vetëm 4-muajsh. Ojky dhe Xhan janë së bashku prej vitit 2017 dhe duket se po e jetojnë të lumtur martesën e tyre.