Meghan Markle pritet të lindë në çdo minutë dhe deri më tani është spekuluar për gjithçka. Që nga vendi ku do të lindë princi i ardhshëm e deri tek mënyra e lindjes.Por, më në fund, pallati mbretëror e tha fjalën e tij dhe jeta private e Meghan-it do të vazhdojë të mbetet e tillë!
“Duke dhe Dukesha e Sussex-it janë shumë mirënjohës për gjithë urimet e mira që kanë marrë nga e gjithë bota, tani që përgatiten të presin fëmijën e tyre. Shkëlqesia e saj ka marrë një vendim personal për të mbajtur privat çdo plan që lidhet me ardhjen e re në familje. Në vazhdim Duka dhe Dukesha do të jenë të lumtur të ndajnë me ju lajme të gëzuara pasi të kenë festuar privatisht si familje e re!”Edhe njëherë tjetër, Meghan thyen protokollin mbretëor duke ju shmangur fotos së parë tradicionale që princeshat bëjnë menjëherë pas lindjes. Njësoj siç bëri Kate me të 3 lindjet e saj.Në fakt, nuk është ndonjë surprizë e madhe që Markle thyen sërish protolollin, pasi që prej ardhjes së saj në familjen mbretërore, asgjë nuk është më njësoj.