Ditë e pikëlluar edhe për aktorin Engin Akyürek!

Showbiz

Engin Akyürek, i cili ka interpretuar dhjetra role të paharrueshme në projekte të shumta të cilat kanë shënuar shikueshmëri maksimale jo vetëm në vendin e prodhimit por kudo ku janë transmetuar, po kalon momente të vështira pas lajmit të bërë publik  të aksidentit që i mori jetën kushëririt të tij të parë (djalit të xhaxhait) Ömer Akyürek 24 vjeç.

E jo vetëm kaq,  por pas përplasjes me pjesën e pasme të një kamioni, djali 7 muajsh i kushëririt të tij iplagosur rëndë po lufton për jetën. , Pas dhënies së ndihmës së parë nga ekipet mjekësore që mbërritën në vendngjarje, foshnja u dërgua në spital dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Akyürek së fundmi kujtohet për portretizimin  e Tahir Lekesizit  në serialin ‘ Farah’, apo Sanxharin personazhin kryesor të serialit “Vajza e Ambasadorit”.