Dita më e veçantë për Vesa Lumën: Djali i saj feston ditëlindjen!

Showbiz

Liani dhe Vesa Luma kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkë dhe këtë këngëtarja nuk heziton asnjëherë ta tregojë në rrjetet e saj sociale. Ditën e sotme, vogëlushi i saj feston ditëlindjen e tij të 3-të, kështu që Vesa i ka dedikuar atij fjalët më të ëmbla.

“Ëngjëlli im mbushi 3 vjeç sot. Urime ditëlindjen Liani im, jeta ime. Faleminderit zot për këtë mrekulli që më ke fal. Jam nëna më e lumtur në botë. Të kesh shëndet, fat dhe lumturinë e kësaj bote”, ka shkruar Vesa, krahas fotot ku shfaqet me djalin e saj, të dy tepër të lumtur. Vetëm para pak kohësh, këngëtarja shqiptare u kthye nga Zelanda e Re në Shqipëri dhe çdo moment e ka kaluar pranë familjes së saj. Kujtojmë se ajo gjithashtu publikoi këngën më të re me titull ‘S’paska qenë e shkrume’ në bashkëpunim me Denik Prizreni, një këngë kjo që është pritur shumë mirë nga publiku.