Këngëtarja e njohur ka zbuluar pak orë më parë ditën e saj më të bukur. Shoku i saj më i mirë, sapo u martua me partnerin e tij. Por e veçanta qëndron tek personi i cili i kurorëzoi. Ka qenë pikërisht këngëtarja britanike Adele, e cila ka luajtur rolin e “priftit” në martesën e tyre. Një rol të cilin dy miqtë e saj ia kishin rezervuar vetëm asaj.
Ajo madje nuk ka qenë vetëm në rolin e priftit, por ka qenë personi i cili ka organizuar dhe udhëhequr të gjithë ceremoninë dhe festimet e dasmës. Gjithashtu, nuk kishte si të mos këndonte këngën e kërcimit të tyre të parë si çift. Një ditë vërtetë e veçantë jo vetëm për çiftin që kurorëzuan dashurinë e tyre, por edhe për artisten e njohur.