Edhe Amine Gulse ka postuar një foto me mamanë e saj. Dedikimi i saj është i gjatë dhe shumë i ndjerë. “Falë Zotit kam një nënë si ti. Jeta është një udhëtim dhe si në ditë të mira, ashtu edhe të këqija, ti je me mua. Të kam gjithmonë ty për të mos u dorëzuar, për të më dhënë përherë forcë. Je thesari im, Gëzuar ditën e nënës” – ka shkruar Nur nga “Mos u dorëzo”. Tek shohim foton që aktorja ka shpërndarë nuk mund të mos vëmë re ngjashmërinë e madhe të saj me të ëmën.