“Dita e lindjes tënde është një lindje e dytë për mua” ; Zaimina uron vajzën e saj në ditën e lindjes

Showbiz

Në shtëpinë e Zaimina Vasjarit dhe partnerit të saj Klodit sot ka festë. Vogëlushja e tyre Khloe, aspak e panjohur për ndjekësit e mamasë së famshme, pasi shfaqet shpesh në fotografitë e saj në Instagram, feston ditëlindjen e saj të dytë. Dhe ashtu siç e kërkon tradita ” virtuale”, mami Zaimina nuk i ka kursyer aspak fjalët e ëmbla me këtë rast dhe jo vetëm, të shumtë kanë qenë ndjekësit që janë prekur nga ky dedikim i ndjerë. Në videon ku Khloe shfaqet herë me takat e mamit, herë me kostum sportiv e në disa momente duke kënduar, Zamina ka bashkëngjitur këtë urim.

” Khloe is TWO Sweet

Khloe im! Si sot para 2 vitesh në orën 10:30 ne përqafuam për herë të parë njëra-tjetrën. Dita e lindjes tënde është një lindje e dytë për mua. Ti më erdhe si dhurata më e bukur që zoti më ka falur në jetë, ti solle një tjetër dimension dashurie që në momentin e parë kur erdhe në gjoksin tim, moment të cilin kurrë nuk do ta harroj Unë dhe babi të duam çdo ditë edhe më shumë. Ti je fryma ime, ajri im pa të cilin nuk do jetoja dot. Dua të zgjohem çdo mëngjes dhe të ndjej aromën e gushës tënde, të shoh buzëqeshjen tënde të bukur dhe sytë e tu të jenë gjithmonë të lumtur. Lutem për ty çdo dite dhe falenderoj zotin që më zgjon çdo ditë dhe të shoh ty. Të do Mami pa fund! Gëzuar ditëlindjen e vogla ime! Sonte do jetë mbrëmja jote ku do festosh si një Princeshë sepse KHLOE is TWO Sweet ”