Distanca duket se ka shtuar pasionin për Almedën dhe Tolgahan!

Showbiz

alm tolg geece
Ata janë një nga çiftet më simpatikë dhe të ndjekur në Turqi dhe Shqipëri. Moderatorja e “Dancing With the Stars”, tashmë që është angazhuar me spektaklin e kërcimit, është e detyruar të kalojë disa ditë në javë larg bashkëshortit të saj. Ata takohen vetëm tre ditë në javë, teksa Almeda menjëherë pas spektaklit merr avionin për në Turqi.

almeda tolga trk

Duket se kjo distancë, i ka bërë ata akoma më të afërt faktikisht. “Flasim përditë në telefon, gjatë gjithë kohës. Megjithatë, kjo distancë i ka shtuar entuziazmin marrëdhënies tonë, pasi na merr shumë malli për njëri-tjetrin,” shprehet Almeda.