Diletta Leotta i jep fund beqarisë/ Martohet me portierin gjerman Loris Karius

Showbiz

Moderatorja e njohur italiane Dileta Leota,  e cila nuk është një emër i panjohur për publikun shqiptar, pasi ajo u përfol shumë edhe pë lidhjen e saj të dashurisë me yllin e filmave dhe serialeve can Yaman, së fundmi i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me portierin gjermane Loris Karius me të cilin ka edhe një vajzë të pagëzuar me emrin Aria.

Prezantuersja sportive ndau  çaste të lumtura nga ceremonia martesore  me portierin veshur me fustanin e bardhë të nusërisë në vellon e së cilit shkruhej “Gjithçka që gjithmonë kam dashur “. Sigurisht kjo ceremoni madhështore bëhej edhe më e bukur dhe emocionuese duke mbajtur në krahë vajzën e tyre, duke memorizuar kështu këtë moment tepër të rëndësishëm në një foto të lumtur familjare.