Aktorja e serialit “Një histori nga Bodrumi”, Dilan Cicek Deniz, është duke i hedhur shumë shpejt hapat e lidhjes së saj të re. Vetëm pak kohë më parë, u bë i ditur lajmi se Dilan dhe Birkan Sokullu ishin duke u frekuentuar bashkë. Ata kanë treguar të dy se kjo është një fazë fillestare, ku dy aktorët po përpiqen të njohin njëri-tjetrin dhe të shikojnë sesi mund të vazhdojë kjo histori.
Ndërkaq, duket se dy të rinjtë qenkan më të sigurt sesa na kanë bërë të besojmë në dashurinë e tyre. E themi këtë pasi Dilan së fundmi është bërë pjesë e familjes së Birkan. Ajo ka vizituar prindërit e tij dhe çdo gjë ka shkuar mjaft mirë. Vetë babai i Birkan, ka shpërndarë një foto me Dilan në Instagram, duke i bërë të gjithë tashmë të mendojnë se ndoshta shumë shpejt mund të kemi një dasëm.