Dilan Çiçek Deniz në pushime të “nxehta”, por me kë?

Showbiz

Aktorja Dilan Çiçek Deniz, e njohur në rolin e protagonistes në serialin “Një histori nga Bodrumi” si personazhi i Su Ergyven së fundmi ka ngritur shumë pikpyetje për një dashuri të re në jetën e saj. Ditët e fundit ajo është fotografuar nën shoqërinë e të dashurit të saj islandez, drejtorin islandez të reklamave, 37-vjeçarin Thor Siversën, duke shijuar pushimet në Bodrum të Turqisë. Siversën shkon shpesh me  pushime në Turqi kjo për faktin edhe të lindjes së kësaj dashurie të re me aktoren që po ngrihet me shkëlqim në tregun e kinemasë turke. Ky i fundit ka 3 fëmijë me ish-gruan e tij ndërsa aktorja ka qenë pre e akuzave se i dha fund marrëdhënies së saj me Alihan Alollu muajin e kaluar. Deniz 26 vjeç pa mohuar asgjë në lidhje me këtë dashuri te re njikohsisht iu ka pohuar gazetarëve se i ka përfunduar  pushimet dhe se tani ndihet plot energji për të  vazhduar punën pa pushim. Deniz në vitin 2014 mbajti kurorën e më së bukurës së Turqisë. Ajo gjithashtu ka fituar çmimin ‘Aktorja më e Mirë e Vitit’ në marsin e vitit të kaluar për interpretimin e saj në filmin “Një biletë për nesër”.