Së fundmi, një brand i njohur italian, ka hapur dyqanet e tij në Turqi. Sigurisht, inagurimi i tij u bë në formën e një eventi ku ishin të pranishëm disa nga emrat më të njohur në Turqi. Mes tyre, ishte edhe Dilan Çiçek Deniz si dhe Sevval Sahin. Dy bukuroshet, shkëlqyen gjatë eventit dhe sigurisht nuk mund të mos binin në sy të kompanisë italiane. Mediat turke, tashmë thonë se kjo kompani, dëshiron që të bëjë një nga vajzat imazhin e tyre në Turqi.
Por, duke qenë njëkohësisht të dyja shumë të bukura dhe të suksesshme, kompania ka hapur bisedimet më të dyja. Megjithatë, në fund, do të zgjedhin vetëm njërën prej tyre për të realizuar këtë projekt. Duhet shtuar se mes dy vajzave, të cilat njihen që prej kompeticionit “Miss Turqia”, lë të themi që situata është pak e tensionuar pasi shpesh herë, kanë bërë komente provokative kundrej njëra-tjetrës.