Dilan Çiçek Deniz ndan detajet për martesën: ”Dasma ime do të vij së shpejti”

Showbiz

Dilan Çiçek Deniz, e cila prej dy muajsh ka vendosur të ndaj jetën me Saevarsson, ndau lajmin e mirë se më në fund kanë filluar planifikimin e dasmës së tyre deri në detaje. Aktorja tregoi se dasma do të bëhet në verë dhe tashmë ajo ka filluar të kërkoj fustanin e duhur të nusërisë.

Duke u shprehur se ndihej tepër e emocionuar, Deniz kujtoi çastin e propozimit në Urën e Bosforit dhe u shpreh duke qeshur: “Kamerat më kapën shumë të papërgatitur, ndërsa tani madje mund edhe tju ftoj në dasmën time. Jam shumë e lumtur, por ende në shok”.

Deniz, është pyetur gjithashtu edhe nëse besonte te teoria e shumëdiskutuar kohët e fundit se aktorët meshkuj paguhen më shumë se aktoret. Lidhur me pyetjen, ajo tha se ky është një fenomen që ndodh në të gjithë botën e jo vetëm në vendin e saj. Ndërsa përfundoi duke cituar “Kam lexuar se duhen 150 vjet që burrat dhe gratë të jenë të barabartë. Shpresoj të mos jetë e nevojshme të presim kaq gjatë dhe të jetojmë në një botë më të barabartë!”