Dilan Cicek Deniz i shmanget deklaratës për ndarjen

Showbiz

Dilan Çiçek Deniz është parë së fundmi me mikeshën e saj, dhe nuk ka dashur t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për ndarjen e bujshme nga drejtori i reklamave, islandezi Thor Saevarsson. Ai dhe Deniz jetuan lidhjen e tyre të dashurisë për afërsisht dy vite. Fansat e shumtë pas propozimit për martesë të Saevarsson, po prisnin me padurim dasmën e ishçiftit, e cila nuk ndodhi kurrë.

Ndarja e dyshes edhe pse kanë kaluar disa javë, duket se ka lënë shumë zhurmë pas. Nga thashethemet e fundit që qarkulluan për ndarjen e tyre, pati zëra se çifti i famshëm kishte debatuar pak para ndarjes teksa argëtoheshin në lokal me miqtë e tyre, por pa mundur të qetësoheshin, derisa Thor hodhi tavllën në tokë dhe përplasi me grusht tavolinën.

Bukuroshja e serialeve, nuk ka komentuar asgje lidhur me debatin e  ashpër të përfolur gjatë ditëve të fundit dhe është larguar duke mos bërë asnjë koment, shpjegim apo konfirmim për ndarjen  përfundmitare.