Edhe pse prej shumë kohësh përflitet për një lidhje mes dy aktorëve, deri më tani nuk ka patur asnjë konfirmim si nga ana e tyre apo qoftë me ndonjë foto nga paparacët. Të paktën kështu ishte deri mbrëmjen e djeshme, kur më në fund paparacët arritën të kapnin çiftin teksa kalonin mbrëmjen së bashku. Tepër të afërt me njëri-tjetrin, Dilan dhe Berrak tashmë mund të quhen zyrtarisht çifti më i ri në Turqi. Sipas mediave turke, ata kanë kaluar gati tre orë në një lokal, ku ishin totalisht të përqëndruar tek njëri-tjetri.