Dyshja e njohur kanë pranuar vetëm pak kohë më parë se janë në një lidhje. Dilan dhe Birkan kanë treguar shpesh se momentalisht po njohin njëri-tjetrin dhe se deri më tani çdo gjë mes tyre shkon shumë mirë. Madje, Birkan shumë pak pas pranimit publikisht të lidhjes, u transferua të bashkëjetonte me Dilan në shtëpinë e saj në Stamboll.
Bashkëjetesa si duket i ka vënë pak në presion çiftin e ri, të cilët duket se janë ndarë momentalisht. Mësohet se Birkan është larguar nga shtëpia e aktores. Një nga gjërat që tërhoqi më tepër vëmendje ishte edhe fakti që Birkan nuk ishte prezent në festimet e ditëlindjes së Dilan, madje nuk pamë asnjë urim apo dedikim nëpër rrjete sociale.