Producenti i njohur amerikan, The Dream, dha lajmin që të gjithë prisnim. Gjatë intervistës me Ebro Darden, The Dream foli për bashkëpunimin me Kanye West dhe disa artistë të tjerë, si dhe zbuloi pak për projektet e reja të Rihanna-s. Bashkëpunimi i fundit i tij me Rihanna-n daton që në vitin 2007, por pyetur nga Ebro Darden për një tjetër projekt me këngëtaren, producenti u shpreh kështu:
“Ajo është duke përgatitur diçka. Është në përfundim. Shumë pranë”, duke mos dhënë asnjë detaj mbi albumin e ri që pritet të dalë në treg. Kujtojmë se para 3 vitesh, Rihanna publikoi albumin ‘Anti’, i cili vazhdon të jetë në listën e ‘Billboard200’.