Kit Harrington, ose më saktë Jon Snoë te “Game of Thrones”, nuk e ka mbajtur dot gjatë sekretin rreth përfundimit të serialit. Ai i ka treguar bashkëshortes së tij sesi do të përfundojë historia aq e dashur nga publiku. Edhe pse Rose kishte këmbëngulur të zbulonte përfundimin e serialit, gjë të cilën të gjithë aktorët po e ruajnë me fanatizëm si sekret, si përfundim u pendua për këtë gjë.
Tani Rose nuk e shijon dot sezonin e fundit dhe gjithë fajin e ka Kit. Aktori ka rrëfyer se pasi i tregoi partneres sesi mbaron serialit, ajo nuk i ka folur me gojë për plot tre ditë. Pra, ja ku jemi me dilemën e përhershme: T’ia plotësosh apo jo kërkesat gruas? Sidoqoftë, asnjëherë nuk mund të jesh i sigurt për zgjedhjen tënde.