Dikur shoqe të ngushta, tashmë Meghan dhe Priyanka shkëputin marrëdhëniet…

Showbiz

meghan priyanka
Meghan Markle dhe Priyanka Chopra kanë një miqësi të gjatë me njëra-tjetrën, që para se Meghan të njihej me Harry-n. Me sa duket, një veprim i dukeshës ka shkaktuar krisjen e miqësisë së tyre disavjeçare. Kujtojmë që Priyanka dhe Nick Jonas kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar. Ndërkohë që Priyanka ishte e pranishme në dasmën e Meghan në maj, dukesha nuk shkoi në dasmën e saj duke nxjerrë si justifikim faktin se nuk mund të udhëtonte për shkak të shtatzënisë.

 640 0 5c77d91e7f571

Në fakt, dukesha ka qenë gjithë kohën duke udhëtuar; si fillim në New York për baby shower-in e saj dhe këto ditë në Marok me bashkëshortin e saj, princin Harry. Sipas Page Six, aktorja indiane u mërzit nga refuzimi i ftesës dhe nga arsyeja që ajo kishte dhënë. Burimet shtojnë se nëse Meghan nuk kërkon falje, shoqëria mes tyre ka marrë fund.Nisur nga kjo hatërmbetje, Priyanka nuk ka shkuar në baby shower-in që dukesha organizoi në New York muajin e kaluar.