Ledri Vula është një ndër reperët më të preferuar për publikun shqiptar. Këngët e tij kthehen menjëherë në hite dhe kanë një numër të madh klikimesh në Youtube. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e tij foto nga përditshmëria, por edhe nga projeket muzikore e jo vetëm. E siç duket Ledri e ka ndarë mendjen plotësisht për të debutuar në tregun ndërkombëtar.
Reperi ka publikuar një foto ku lajmëron projektin e tij të ri me një foto shumë tërheqëse.“Nasty Girl” titullohet projekti dhe vjen si bashkëpunim me reperët Eaz dhe Xen dhe do të publikohet të premten. Ky projekt është i dedikuar për skenën ndërkombëtare, pasi dy reperët bashkëpuntorë janë edhe të njohur në arenën evropiane, kryesisht Zvicër dhe Gjermani ku kanë fituar disa çmime të rëndësishme.