Dikur e tallnin, por sot interneti është ‘çmendur’ pas sozisë së Rihannës!

Showbiz

rihannanana
Modelja indiane Renee Kujur tashmë është mësuar që njerëzit ta thërrasin kudo që e shohin me emrin “Rihanna” . Në një rrëfim të saj Kujur është shprehur se në fillimet e karrierës së saj nuk ka qenë aspak e lehtë pasi është përballur me racizëm dhe me faktin që shumë njerëz e konsideronin “me tepër ngjyrë” për të qenë e bukur.
Por qëkur Rihanna pushtoi botën me muzikën e saj por edhe me imazhin, fotografët gjithnjë e më shumë e kërkonin dhe karriera e saj si modele filloi të kishte sukses. Të gjithë u tregonin emrave të njohur të markave botërore se ajo ngjante shumë me Rihanna-n dhe kjo ishte një mënyrë e mirë për t’i bindur ata ta bënin pjesë të eventeve të prezantimit të koleksioneve të ndryshme.

sozi
Në fakt askush nuk mund ta mohonte se Rihanna ishte e bukur dhe kjo për Renee u kthye në një plus. Me sa duket, lëkura e saj e errët ka qenë problematike, saqë e ka ndaluar atë që të ketë një të dashur pasi është përballur me refuzime dhe tallje jo vetëm në industrinë e modelingut por edhe në jetën e përditshme. “Rihanna për mua është një bekim dhe do të doja shumë që një ditë të takohesha me të. Në fakt vetëm sepse dukem si një yll hollywood-i po marr shumë vëmendje por nuk duhet harruar se edhe unë kam identitetin tim. “,- është shprehur Renee.

sozia