Dikur e ofendonte dhe urrente, sot Amber Rose në mbështetje të Donald Trump

Showbiz

Modelja dhe reperja amerikane Amber Rose, ka mbajtur së fundmi një fjalim në natën e parë të Konventës Kombëtare Republikane të 2024-ës në Milwaukee, dhe ju  drejtua audiencës ku përfshihej edhe Donald Trump  me fjalët se ajo dikur besonte se ish-presidenti ishte racist. Në fjalimin e saj të shkurtër Rose tha gjithashtu se ajo nuk e mbështeste gjithmonë kandidatin e supozuar republikan dhe fajësoi median dhe të majtën për ato që ajo i quajti “gënjeshtra” që godisnin trump,çka nënkuptonte akuzat se ai “ishte racist”. Ajo kujtoi bisedën me babanë e saj, mbështetës i Trump, dhe e vlerësoi atë pasi i kishte mësuar disa gjëra. “Kuptova se Donald Trumpit dhe mbështetësve të tij nuk iu intereson nëse je zezak, i bardhë, homoseksual apo heteroseksual”, u shpreh ajo. “Dashuri për të gjithë. Kjo më pëlqeu mua – këta janë njerëzit e mi, këtu bëj pjesë”, tha ndër të tjera ajo. Rose u prezantua si “Amber Rose nga Filadelfia e Jugut”. Gkjithashtu ajo është tani një fanse e zëshme e Trump dhe ka përdorur praninë e saj në rrjetet sociale për të shprehur mbështetjen për të. Ajo që pashmangshmërisht ra në sy ishte fakti se ajo ka një qëndrim shumë larg deklaratave dhe aktivitetit të saj publik në 2016-ën, ku e quante Trumpin një ‘idiot’. “ Le të kujtojmë një nga deklaratat e bëra shumë vite para ku ylli i famshëm citonte: “Ai është shumë i çuditshëm. Në të vërtetë shpresoj që ai të mos jetë president”!