Dikur e dhunonte fizikisht, tashmë Chris Brown i thotë këto fjalë Rihannës!

Showbiz

 

Nëse kthehemi pas në shkurt të vitit 2009, kujtojmë ngjarjen që bëri bujë:Sot 10 vjet më vonë, duket se marrëdhënia mes tyre nuk është aspak e keqe, të paktën nga ana e Brown. Në postimin e fundit të këngëtares në Instagram, teksa ajo pozon e veshur me linjën e saj të të brendshmeve, gjejmë dy komente të tij:“Blerë për të thyer rrjetin. Vazhdo ngjitu lart mbretëreshë.”Dhe gjithashtu, ai shprehu dhe një ndër mendimet që të gjithë kemi pasur kohët e fundit: “Muzikë së shpejti të lutem.”

“Sledgehammer” ishte publikimi i fundit i Rihannës dy vite më parë. Dhe ndonëse e vlerësojmë shumë punën e saj si biznesëoman, duhet ta pranojmë që ajo që Rihanna di të bëjë më mirë është muzika dhe biem në të njëjtën mendje me Broën: Muzikë të re të lutem! Chris Brown dhunoi fizikisht Rihannën duke bërë që ajo të përfundonte e shtruar në spital. Ata u ribashkuan në vitin 2013, por i dhanë fund shumë shpejt lidhjes së tyre.