Dikur ‘armiq’, tashmë Noizy dhe Dafina bëhen bashkë për projektin e radhës!

Showbiz

noizy ddaffi
Dikur Dafina Zeqiri dhe reperi Noizy nuk kishin aspak një marrëdhënie të mirë dhe nuk mungonin as diset. Madje vite më parë reperi në këngën “Na jena OTR” e ofendoi këngëtaren në tekst pas sherrit që pati me Ledrin (i cili atë periudhë ishte i lidhur me Dafinën). Ledri dhe Noizy sot janë bërë miq të mirë dhe me Dafinën gjithashtu. Madje Daffy dhe reperi i OTR po sjellin një bashkëpunim.

dafi noizy

Këngëtarja publikoi në Instastory një foto ku shfaqej krah Noizyt, teksa i kishte hedhur krahët mbi shpatulla, në përshkrimin e të cilës shkruante “A mdon mu, A don Noizyn”. Njëjtë bëri edhe ZiniZin. Por nëse keni qenë të vëmendshëm dhe keni parë postimin e reperit vetëm para disa javëve do të kishit lëxuar edhe 9 tituj këngësh. Shkrimi i Dafinës përkon me titullin e njërës prej këngëve. “A don love, A don sex” mendohet se do të quhet bashkëpunimi i parë mes Dafinës dhe Noizyt.

noizy keng