Ajo është një personazh mjaft i dashur për publikun. Por, përveç jetës së saj profesionale, vështirë të zbulohen detaje nga jeta e saj personale. Këtë herë, ka vendosur vetë Ish-Missi të ndajë me ne një moment të bukur.
Ajo ka treguar dhuratën që ka marrë për Shën Valentin. Një dhuratë e tillë nga personi më i shtrenjtë, me siguri ua kalon të gjitha dhuratave të tjera që një femër mund të marrë. Djali i saj, i ka dhuruar Valbonës një zarf tek i cili kishte vizatuar disa zemra dhe kishte bërë një dedikim: “Gëzuar ditën e Shën Valentinit! Për mamin tim të dashur!”