Dhuratë luksoze Krishtlindjesh nga Georgina Rodriguez për Cristiano Ronaldon

Showbiz

Partnerja e yllit portugez Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, e ka trajtuar bashkëshortin e saj me një dhuratë luksoze për Krishtlindje këtë vit, duke i blerë atij një makinë Rolls Royce. Ronaldo 37-vjeç, është aktualisht në bisedime me klubin e futbollit të Arabisë Saudite, Al-Nassr, dhe thuhet se ndodhet afër një marrëveshje historike prej rreth 198.8 milionë euro në vit me palën saudite.

Megjithatë, mes bujës së nënshkrimit të një kontrate të re, Ronaldo ka publikuar vazhdimisht në llogarinë e tij në Instagram, ku ndiqet nga  523 milionë ndjekës, çaste të kaluara në shtëpinë e tij me familjen duke shkëmbyer dhurata. Dhurata luksoze e partneres së tij në këto Krishtlindje ra në sy menjëherë.

Ajo ka zgjedhur një Rolls Royce krejt i ri, me vlerën e përafërt të 284 mijë eurove. Ronaldo e publikoi dhuratën e re në Instagram ndërsa ishte e zbukuruar me një fjongo të kuqe të përshtatur për një dhuratë Krishtlindjesh. Familja e futbollistit u fotografua e ulur në makinë përkrah një burri të veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri. “Faleminderit dashuria ime”, ishte falënderimi me të cilin Ronaldo shoqëronte fotografinë e publikuar në instastory.