Jon Gjebrea dhe Merlin Haxhiymeri, u fejuan vetëm para pak kohësh. Çifti kanë vazhduar të bëjnë publike momente të veçanta nga marrëdhënia dhe përditshmëria e tyre. Sot, në ditën e të dashuruarve, nuk kishte si të mungonte një dhuratë për bukuroshen që i vodhi zemrën Jonit.
Ai e ka surprizuar të fejuarën e tij me disa dhurata. Midis tyre, arrijmë të dallojmë një palë këpucë dhe një çantë. Përveç dhuratave, Joni i ka dhuruar asaj fjalët më të ëmbla që një vajzë mund të dëgjojë. “Shën Valentini im, të dua. Je Valentini im i përditshëm!”