Dhurata që Ermal Hoxha i bën Rezarta Shkurtës kalon çdo kufi imagjinate. Shikoni dedikimin emocionues…

Showbiz

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha janë një prej çifteve më të komentuar. Martesa e tyre u vu në diskutim nga të gjithë kur Ermali u fut në burg, por dashuria triumfoi dhe ata arritën ta kalonin atë sfidë me sukses. Ermali, pas 3 viteve të kaluara në burg duket se tashmë do të bëjë për Rezartën dhe Herën të gjitha gjërat që nuk ka mundur dot në atë kohë.Pak orë më parë, Rezarta ka publikuar në Instagram një dhuratë vërtetë special që ka marrë nga Ermali.
Ai i ka bërë një kornizë me zërin e tij duke i thënë këngëtares ‘Të Dua’, ndërkohë në sfond dëgjohet kënga ‘Duamë’ e Albanit dhe Miriamit.


‘As në ëndrrat më të bukura të adoleshencës nuk mendoja për princin e kaltër. Nuk e kisha imagjinuar se një ditë do të kisha dikë që do të kujdesej çdo ditë ta bënte speciale. Je dashuria, je miku, je babai më i mirë në botë. Je përtej çdo ëndrre. Të Dua’, shkruan Rezarta.