Jemi mësuar që të shohim gjithçka që ka lidhje me modën nga Armina Mevlani. Si një bloggere e suksesshme dhe e ndjekur, ajo ka zgjedhur të ndajë pothuajse çdo gjë nga dita e saj me ata që e duan. Këtë herë bukuroshja ka zbuluar një detaj shumë interesant nga jeta e saj, të cilën shpesh përpiqet ta mbajë private. Bëhet fjalë për dhuratën më të bukur që ka marrë ndonjëherë, e cila fsheh një kuptim të veçantë.
“Kjo pikturë është një ndër dhuratat më të bukura që kam marrë. E pikturuar nga kushëriri im dhe është vendi ku kam marrë propozimin për martesë”,-ka shpjeguar Armina. Bloggerja e ka marrë propozimin nga partneri i saj Shkëlzen Berisha në vitin 2016, në Como të Italisë, tek stoli që simbolizon dashurinë e tyre. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë dy të dashuruarit bënë një festë fejese me vetëm 30 të ftuar.