Dhurata Dorës i vdesin 5 persona në koncertin me Soolking! Ja video e plotë nga ky moment…

Showbiz

Së fundmi, ka ndodhur një incident mjaft i tmerrshëm në një stadium në Algjeri ku dhe mbante koncertin këngëtari i njohur Soolking. Ai dhe Dhurata Dora bashkëpunuan për hitin “Zemër” dhe e ftuar në koncert ishte dhe këngëtarja shqiptare.
Një turmë e madhe njerëzish që po nxitonin, janë rrëzuar tek njëra prej hyrjeve dhe mediat e huaja raportojnë se deri më tani kanë ndërruar jetë 5 persona dhe më shumë se 20 të tjerë janë dërguar me urgjencë për në spital.
Nga viktimat mësohet se 3 prej tyre ishin burra 2 dy gra.
Gjjithashtu është raportuar se incidenti fatal ka ndodhur pasi organizatorët kishin shitur bileta jashtë kapacitetit të stadiumit i cili kishte 15 mijë vendeve. Por besohet se në stadium ishin 25 mijë persona, ku ata që ishin të vendosur në fushë mezi kishin hapësirë për të lëvizur.
Gjendje u përkeqësua kur autoritetet kanë hapur dyert e stadiumit dhe si pasojë e kësaj, ka ardhur dhe incidenti fatal. Koncerti ka vazhduar deri në fund pasi organizatorët nuk kishin njoftuar për incidente të mundshme.
Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para e transportimit të të lënduarve, por disa prej tyre që mendohet se kanë vdekur në stadium. Autoritetet hetimore dhe policore të Algjerisë tanimë kanë nisur hetimet e para rreth shkakut të incidentit që i mori jetën 5 personave dhe që lëndoi 20 të tjerë.