Në vetëm pak ditë pas publikimit, kënga ‘Zemër’ e Dhurata Dorës dhe Soolking theu rekorde në shumë vende të botës. Tani kënga dëgjohet kudo, megjithatë duket se këngëtarja shqiptare nuk ka ndërmend të ndalet. Së fundmi, menaxheri i saj ka publikuar një foto ku shfaqet pranë Dhuratës dhe reperit shqiptar, Noizy-t.
Ai e ka shoqëruar atë me disa ‘emoji’ misteriozë, duke ngritur kështu dyshime se dyshja është duke përgatitur një surprizë për publikun. Siç mund ta mendoni, asnjëri nga të dy nuk ka zbuluar asgjë më tepër në lidhje me këtë foto, megjithatë presim që së shpejti të kemi një konfirmim zyrtar. Nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim, jemi të sigurt që do të kthehet shpejt në një hit veror.