Dhoma e vajzës është gati; Almeda dhe Tolghan u morën vetë me dekorin

Showbiz

Vajza e Almedës dhe Tolgës do të vijë së shpejti në jetë dhe dhomën e ka gati. Mami dhe babi janë marrë personalisht me përgatitjen e saj edhe pse Almeda është në ditët e fundit të shtatzënisë. Ata kanë zgjedhur mobilje me ngjyrë të bardhë nën një qiell blu me yje që shkëlqen.

Almeda duket shumë e emocionuar për këtë moment. Ajo dhe Tolga kanë vendosur ta quajnë vajzën Alina, një emër që e kanë menduar prej kohësh. Efehan do të bëhet vëlla i madh dhe me siguri edhe ai do të merret me përkujdesjet për motrën e vogël.