Biznesmeni i njohur Oni Hysenbelliu, ka qenë ndër të ftuarit e ceremonisë që u mbajt pak ditë më parë në Vatikan, në nder të “Vitit të Skënderbeut” dhe 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar. Sigurisht, si të gjithë e ftuarit VIP që morrën pjesë, edhe Oni pati nderin të takonte Papa Franceskun.
Foto nga ky moment i veçantë për të, biznesmeni Oni Hysenbelliu e ka ndarë me ndjekësit e shumtë në Instagramin e tij ndonëse sytë të shkojnë menjëherë të takimi i duarve mes tij dhe Papës. “Mund ta shoh shqiponjën mes këtyre duarve”– shkruan Oni nën foto. Krejt rastësisht, fotografi ka kapur momentin kur mes duarve të tyre është krijuar simoli i shqiponjës, një fragment ky shumë i veçantë.