Cila është ajo gjë që ju mundon më shumë gjatë dasmës? Me siguri që pas një nate të gjatë qëndrimi në këmbë dhe kërcimi, po mendoni takat e larta që keni veshur.
Epo ky nuk ishte një problem për të ftuarat e Afërdita Dreshajt në dasmën e saj me hokeistin çek Jakub Kindl. Afërdita ishte kujdesur që të gjithë femrat e ftuara të kërcenin, me ose pa taka.
Dhurata e saj e veçantë ishin një palë shapka të sheshta për të gjithë ato zonja e zonjusha që hiqnin dorë nga takat. Përveç se nuk është higjienike të kërcesh zbathur, nuk është as estetike, kështu që Afërdita kishte menduar për këtë detaj në dukje i vogël, por aq i rëndësishëm.