Dafina Zeqiri tërheq jo pak herë vëmendje me look-un e saj dhe me muzikën që bën. Një vajzë me shumë stil, herë ekstravagante, ndërsa në raste më të rralla sportive dhe e thjeshtë.
Nëse do të hidhnit një sy në ‘Instagramin’ e saj do të kuptonit që Dafina nuk i ndahet të zezës.Duket sikur është ngjyra e preferuar e saj, pasi e zeza mungon shumë rrallë në zgjedhjet e saj për t’u dukur bukur.
Në videoklipe, në evente, përditshmëri, gjithkund, Dafina i beson vetëm kësaj ngjyre. Mbase ky është sekreti që fshihet pas suksesit në pamjen e saj.