Pesë ditë më parë, në familjen e Ermal Fejzullahut u shtua anëtarja më e re, vogëlushja të cilën e pagëzuan me emrin Ana. Ana është fëmija i katërt i Ermalit dhe Arianës, të cilën ditën e djeshme e kanë mirëpritur në shtëpi. Ariana ka dalë nga spitali dhe në ‘Instastory’ ka treguar surprizën e bukur që e ka pritur në shtëpi atë dhe vajzën e vogël.
E gjithë shtëpia është zbukuruar me tollumbace e fjongo, si dhe kanë vendosur një arush të madh pranë shtratit të së bijës.
Gjithashtu, Ariana ndau për herë të parë portretin ëngjëllor të së voglës, të cilën e kishin veshur me rozë.