Özge Gürel, aktorja me të cilën aktualisht takoheni në Kanal D Drama, përmes personazhit të Nylyferit në serialin “Dyshja fantastike”, ka deklaruar se aktualisht i mungon shumë puna, pasi sapo kanë përfunduar xhirimet për projektin e ri. Aktorja e famshme, gjithashtu tregoi se ka marrë reagime shumë të mira për trailerin e parë të projektit të ri me të cilin pritet të dalë para publikut . Ajo zbuloi se se nuk është ëndërrimtare, ndryshe nga personazhi i saj në këtë projekt. “Nëse do të isha e tillë, do ta kisha ndërtuar jetën time mbi to dhe jo mbi punën e palodhur“- është shprehur aktorja në daljen e fundit publike. Gjithashtu, aktorja ka bërë të ditur se kur planifikojnë të bëjë dasmën me partnerin e saj, aktorin Serkan Çayoğlu. Teksa e ka konfirmuar lajmin se ata do të organizojnë një ceremoni martesore, ajo u shpreh se ‘dita e tyre’ po afron dhe dasma e tyre do të bëhet në verë. Serkan i propozoi së dashurës së tij në tetor të vitit të kaluar pas 6 vitesh lidhje dhe sigurisht përgjigja e aktores ishte pozitive. Gjthashtu ajo ka informuar fansat e Çayoglu, se ai sapo është rikthyer në Stamboll pas përfundmit të xhirimeve për projektin aktual në Qipro me të cilin është angazhuar së fundmi.